MENU
klinika

Gruaja më e bukur e Hollivudit

98 vite nga lindja e yllit të Hollivudit Marilyn Monroe-s

01.06.2024 - 16:57

Sot janë bërë 98 vite nga lindja e yllit Hollivudian, Marilyn Monroe.

Për publikun, ajo konsiderohej si gruaja më e bukur e Hollivudit, por përbrenda, modelja e shndërruar në aktore përballej dita-ditës me demonët që e çuan në vdekjen e saj të parakohshme në moshën 36-vjeçare. Në njëfarë mënyre, dukej se në gusht të vitit 1962, Marilyn Monroe po e sistemonte disi jetën e saj. Ajo sapo kishte blerë shtëpinë e parë në lagjen Brentwood të Kalifornisë për 75,000 dollarë, ishte në kopertinën e revistës “Life” dhe sapo ishte ripunësuar në filmin “Something’s Got to Give”.

Por nga ana tjetër, pas shumë pak kohësh, gjithçka dukej se po shkonte keq për aktoren. Ajo u divorcua nga bashkëshorti i saj i tretë, dramaturgu Arthur Miller, ndërkohë që një vit përpara divorcit, qarkullonin zëra për një lidhje të supozuar mes saj dhe presidentit John F. Kennedy. Daljet e saj në publik, të cilat normalisht ishin perfekte më parë, u zëvendësuan me një gjendje jo të mirë të Monroe. Filloi madje të dilte në skenë me thonj që kishin nevojë për manikyr dhe pedikyr, pa makiazh. Pra, filloi ta linte shumë veten pas dore.

Më 5 gusht 1962, Monroe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në 12305 Fifth Helena Drive. Ajo mbante një aparat telefoni në dorë dhe u gjet e shtrirë përtokë dhe lakuriq. Pranë saj u gjet edhe një shishe bosh pilulash që mbante një sasi maksimale prej 50 tabletash Nembutal (Pentobarbital), një ilaç që përdoret shpesh si pilulë gjumi, ama kur merret në doza të larta, shkakton vdekje për shkak të frenimit të sistemit nervor qendror.

Jeta e Marilyn Monroe, që nga shkëlqimi i saj pas braktisjes nga prindërit që fëmijë e deri tek fundi i saj tragjik, ngjan paksa me historinë e Hirushes. Ndërkohë që vdekja e saj në moshën 36-vjeçare, u cilësua si një vetëvrasje, megjithëse teoritë mbi shkakun e vdekjes së saj mbeten ende të shumta.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!