“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: A është e sigurt të pimë shurup trëndafili?
Mjeku: Trëndafilat nuk janë vetëm simbole dashurie, apo aroma në një parfum. Dhe ne jemi të sigurt që jeni njohur me shurupin e trëndafilit, e dini që është i mirë edhe për lëkurën tuaj.
Uji i trëndafilit balancon pH-në e lëkurës, hidraton lëkurën e thatë dhe lufton dëmtimet për shkak të plakjes dhe ekspozimit në diell.
Por a e dini se ka përfitime nga pirja e shurupit të trëndafili? Po, uji i mrekullueshëm me aromë mund të shtohet në smoothie-t tuaja, apo edhe për t’i dhënë shije çajit.
Tradita e konsumimit të ujit të trëndafilit daton mijëra vjet më parë, megjithëse ishte kryesisht për aromë.
Sot, njerëzit në të gjithë botën konsumojnë shurup trëndafili për përfitimet shëndetësore dhe estetike.
A është e sigurt të pini shurup trëndafili?
Shurupi trëndafilit përmban vitamina A, B, C dhe E, si dhe flavonoide dhe antioksidantë të tjerë.
Përbërësit e shurupit të trëndafilit:
Petalet e 10 trëndafilave
250 gr sheqer
1 l ujë
Lëngu i një gjysme kokrre limoni
Përgatitja
Përzieni në një tenxhere ujin me petalet e trëndafilave dhe lërini me kapak të mbyllur për 24 orë.
Më pas, udhëzojmë të vendosni tenxheren në zjarr, të shtoni aty sheqerin dhe pasi sheqeri të jetë tretur plotësisht shtoni lëngun e limonit.
Lëreni të ziejë edhe për 5 minuta e më pas lëreni të ftohet dhe ruajeni në kavanoza në frigorifer. Kullojeni para se ta konsumoni.
Vlerat dhe përfitimet për shëndetin nga uji i trëndafilit:
Mund të ndihmojë në reduktimin e akneve, rozaceas dhe ekzemës
Nëse inflamacioni është problemi juaj, pirja e shurupit të trëndafilit mund të ndihmojë. Uji i trëndafilit është një anti-inflamator i shkëlqyeshëm, i cili është i mirë për reduktimin e akneve, rosacea-s , ekzemës, dermatitit, skuqjes së lëkurës dhe psoriazës.
Për aknet, veçanërisht, uji i trëndafilit ofron efekte të dyfishta shëruese, pasi “vajrat esencialë në trëndafil kanë aktivitet antimikrobik. Ai gjithashtu përmban geraniol dhe eugenol, të cilat kanë veti antibakteriale.
Ndihmon lëkurën të duket me shkëlqim dhe e hidratuar
Shurupi i trëndafilit është hidratues dhe ndihmon në rivendosjen e ujit dhe lëngjeve në lëkurën e thatë.
Mund të ndihmojë në minimizimin e rrudhave dhe poreve
Uji i trëndafilit mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrudhave dhe njollave të moshës për shkak të antioksidantëve të tij, si vitamina C dhe E dhe flavonoidet. Në fakt, gratë i janë kthyer ujit të trëndafilit si burim rinie prej shekujsh. Në Egjiptin e lashtë, gratë përdornin ujë trëndafili për të ndihmuar në reduktimin e rrudhave dhe minimizimin e poreve.
Është e lehtë ta bësh vetë
Ju mund të bëni lehtësisht ujin e trëndafilit në shtëpi, mund ta vendosni në frigorifer dhe ta përdorni deri në një javë. Hiqni petalet nga një trëndafil i freskët. Sigurohuni që t’i pastroni petalet e trëndafilit për t’u siguruar që pesticidet dhe insektet janë zhdukur. Vendosni petalet në një kavanoz me ujë dhe lërini për gjashtë orë në diell. Kjo krijon një ujë të butë trëndafili që është i mirë për t’u pirë. Pini një gotë në ditë për përfitime maksimale, të cilat mund të vihen re në një javë.
Qetësoni dhimbjet e fytit
Uji i trëndafilit mund të mos jetë gjëja e parë që mendoni kur ndiheni keq, por ai është përdorur tradicionalisht për qëllime mjekësore prej shekujsh.
Ndërsa nuk ka studime që tregojnë prova se uji i trëndafilit ndihmon në qetësimin e dhimbjeve të fytit, ka prova mjaft të forta anekdotike që dëshmojnë se ky është një ilaç që duhet të keni në paketën tuaj të mjeteve për ftohjen dhe gripin.
Ndihmon në lehtësimin e problemeve me tretjen
Jo vetëm që uji i trëndafilit ka shije, por mund të përdoret gjithashtu për të trajtuar dhimbjet e stomakut dhe probleme të tjera të tretjes. Mos harroni, për të marrë përfitimet e plota, duhet të përdorni esencë dhe vajra të vërtetë trëndafili, jo artificiale.
Mund të trajtojë dhimbjet e kokës
I keni parë ekranet për një kohë të gjatë dhe tani keni një dhimbje koke? Mund të përdoret si aromaterapi. Thithni aromën dhe lehtësoni tensionin e ditës suaj.
A mund të jeni alergjik ndaj ujit të trëndafilit?
Alergjitë ndaj ujit të trëndafilit janë të rralla, por mund të shkaktojnë acarim të lëkurës tek individë të caktuar.
Çfarë lloj trëndafilash duhet të përdor për të bërë ujë trëndafili?
Zgjidhni trëndafila organikë për të shmangur çdo kimikat irritues. Dhe vini re se shija do të ndryshojë në varësi të trëndafilit që zgjidhni.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.