30.06.2024 - 21:16
Anglia është kualifikuar për në çerekfinalen e Euro 2024, pasi fitoi ndaj Sllovakisë me shumë vështirësi.
Sllovakët ishin në avantazh deri në minutën e fundit të kohës shtesë me anë të një goli të Schranz, por Bellingahm bëri mrekullinë dhe barazoi shifrat, duke e çuar takimin në kohë shtesë.
Me fillimin e pjesës së parë të kohës shtesë, ishte Harry Kane ai që i dha avantazhin skuadrës së tij dhe fitoren që i kualifikoi më tej.
Në ndeshjen e radhës Anglia do të përballet me Zvicrën, e cila eliminoi Italinë me një fitore 2-0.