MENU
klinika

“Duhet të jemi të kujdesshëm…”

Arbër Hoxha: Ndaj Spanjës për fitore, duhet të shfrytëzojmë kundërsulmet

21.06.2024 - 15:29

Arbër Hoxha deklaroi në konferencë për shtyp se Kombëtarja do të tentojë vetëm fitoren në ndeshjen e fundit të grupit ndaj Spajnës, për të pasur shanse për vijimin më tej të aventurës në “EURO 2024”.

“Tani kemi Spanjën, shpresoj të fitojmë. Spanja ka një skuadër të jashtëzakonshme, bëri një ndeshje të shkëlqyer me Italinë. Ne duhet të kemi qasje të duhur në ndeshjen e radhës dhe të tentojmë fitoren. Duke marrë parasysh se kemi luajtur shumë mirë në ndeshjen e fundit me Kroacinë, besoj do të futemi në fushë për të fituar, sepse vetëm ai rezultat na kualifikon”, u shpreh sulmuesi i majtë i kuqezinjve.

Kur u pyet nëse është gati për një vend titullari, Hoxha deklaroi: “E vendos trajneri, unë sado të luaj do të jap maksimum. Të japim maksimumin dhe të kemi qasjen e duhur. Duhet të jemi të kujdesshëm, të shfrytëzojmë kundërsulmet dhe rastet e pakta që do të kemi”.