Me kërkesë të prokurorisë Gjykata e Tiranës ka caktuar 8 masa sigurie “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje” për mjekë të spitalit onkologjik.
Masat për mjeke dhe punonjës të Onkologjikut, të cilët dyshohet të jenë përfshirë në një skemë të shitjes së medikamenteve spitalore në farmaci private.
Mediat kanë zbardhur edhe emrat e të ndaluarve:
Edmond Gashi (Mjek prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
Emiljano Lela (Koordinator prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke prane Spitalit Onkologjik ne QSUNT)
Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe ne QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik)
Halil Gashi
Florian Marku
Për Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të K.Procedurës Penale për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qënë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.