MENU
klinika

Grupet kriminale në Shqipëri

Artan Hoxha: Vitin e shkuar kanë qarkulluar 12 miliardë euro në pikat e këmbimit valutor

05.06.2024 - 09:23

Gazetari Artan Hoxha ka folur në një emision televiziv foli për krimin e organizuar dhe për sasitë e mëdha të parave që ata disponojnë.

Hoxha tha se në vitin 2023, jashtë sistemeve bankare, në pikat e këmbimit valutor kanë qarkulluar 12 miliardë euro, të cilat janë ekonomi informale.

Gazetari tha se krimii organizuar dhe korrupsioni janë shumë prezent në vendin tonë dhe se janë të lidhura së bashku.

“Sot krimi i organizuar shqiptar dhe korrupsioni sepse janë të lidhura bashkë, janë shumë prezentë, sepse një pjesë e mirë e ekonomisë shqiptare sipas raporteve ndërkombëtare sepse janë më të besueshme shkon diku te 40% që është një ekonomi informale. Në vitin e kaluar, vetëm në pikat e këmbimit valutor jashtë sistemit bankar janë shkëmbyer 12 miliardë euro. Nuk besoj se ky 2 miliardëshi janë këmbyer nga turistët. Sigurisht që kemi të bëmë me një sasi të stërmadhe për kapacitetet që ka Shqipëria sot”,-tha Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kishte njohuri për 11 vrasje dhe do të fliste”

Artan Hoxha tregon si u ekzekutua shqiptari në Mal të Zi