MENU
klinika

"Nuk i përballojmë dot çmimet"

Banorët në Korçë në protestë pas rritjes së qirasë

05.06.2024 - 12:50

Ditën e sotmë në Korçë është zhvilluar një protestë në lidhje me rritjen e nivelit të qirasë për banesat sociale, të cilat jepen nga bashkia për familjet në nevojë ka bërë që këtë të mërkurë të mblidhen për të protestuar përpara bashkisë se Korçes dhjetëra familje.

Ndryshimi është miratuar gjatë paradites të së martës në mbledhjen e këshillit bashkiak në Korçë, pas materialit të sjellë nga ekzekutivi ku sqarohej se ky ndryshim në nivelin e qirasë kryhet për shkak të indeksimit të çmimeve.

Sipas banorëve vlera e qirasë për banesat sociale do të rritet me 700 lekë për garsonierat, 1300 lekë për apartamentet 1+1 dhe 1600 lekë për apartamentet 2+1 një rritje e papërballueshme për ta. Në Korçë janë gjithsej 98 familje që preken nga rritja e nivelit të qerasë. Sipas banorëve vetëm 20% e tyre janë në marrëdhënie pune ndërsa pjesa tjetër është me probleme të shumta ekomomike me pension invaliditeti dhe pleqërie.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kërkesa të shumta nga të huajt për apartamentet ditore

A i rriti turizmi qiratë?

Analiza nga "The Economist"

Bankat evropiane dhe çmimi i sigurisë


Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit