MENU
klinika

"Mos besoni përrallat me rekurs"

Bardhi reagon ndaj Bashës, i cili paralajmëroi ankimim në gjykatë

15.06.2024 - 17:46

Kryetari i grupit parlamentar i kërkoi demokratëve të mos i besojnë fjalëve të Lulzim Bashës i cili ka vendosur të vijojë betejën ligjore për të rimarrë vulën të cilën gjykata ia dha Berishës.

Bardhi:U mbyll problemi me vendimin për PD dhe mos besoni përrallat me rekurs. Duhet t’ia shpjegoni edhe demokratëve që nuk na janë bashkuar ende, janë demokratë dhe kanë bërë të njëjtat sakrifica si ju. Dera është e hapur dhe ata e kanë vendin këtu.

Por, ftesa për bashkim nuk është ndaj të gjithë demokratëve njësoj. Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj nuk janë aq të mirëpritur nga besnikët e Sali Berishës.

Noka: Jemi e vetmja forcë politike që kemi të sanksionuar fraksionin. Ndaj i bëj thirrje çdo demokrati të gënjyer dhe të mashtruar: Ju mirëpresim të gjithëve në diversitet qoftë edhe me fraksion.

Pasi morën kontrollin e plotë të partisë demokratike, mbështetësit e Sali Berishës paralajmërojnë një tjetër beteje, atë për lirimin e liderit, i cili rrezikon të humbasë mandatin për shkak të mungesës 6 mujore në Parlament.