Kryetari zyrtar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka propozuar heqjen e pagesës për çdo makinë që kalon në rrugën e Kombit.
Në kuadër të programit “Shqipëria meriton më shumë” , të hartuar për zgjedhjet elektorale të 2025, Basha është ndalur edhe te pjesa e turizmit.
Ndër pikat e programit është edhe heqja e pagesës për cdo makinë në Rrugën e Kombit duke maksimizuar levizjen e turistëve po ashtu Shqiptarëve të Kosovës .
Propozimet e programit të Partisë Demokratike
-Përmirësojmë rrjetet e brendshme të infrastrukturave kombëtare duke bërë të mundur ndërtimin dhe vënien në funksion të korridorit Adriatiko-Jonian pa pagesë në fund të mandatit të parë qeverisës të Partisë Demokratike
-Heqim pagesën për cdo makinë në Rrugën e Kombit duke maksimizuar levizjen e turistëve po ashtu Shqipetarëve të Kosovës e në këtë mënyrë kontribuojmë rritjen e përfitimeve ekonomike në dy anët e kufirit.
-Bëjmë të mundur rehabilitimin e aksit rrugor Shkodër-Tropojë-Kukës-Dibër-Librazhd-Përrenjas-Pogradec- Korçë-Ersekë-Leskovik-Përmet-Gjirokastër që njihet si unaza lindor kombëtare.
Me ardhjen e Partisë Demokratike në pushtet, turizmi do të njohë një zhvillim dhe hap cilësor në balancimin dhe orientimin e këtij sektori drejt turizmit të qëndrueshëm dhe kjo do të arrihet në dy prioritete madhore
-Duke fuqizuar zinxhirin e vlerës së turizmit në burime njerëzore, në ofrimin e mundësisë së punësimit por edhe kualifikimit të çdo hallke të turizmit.
-Si dhe duke rritur cilësinë dhe sasinë e produkteve të konsumit turistik, siç janë produktet bujqësore dhe blegtorale për ta mbajtur origjinal dhe për të krijuar identitetin e markës turistike Shqiptare.
-Partia Demokratike do të hap 4 shkolla profesionale me fokus turizmin ne këto qytete: Korcë, Shkodër, Berat, Gjirokastër.
-Krijimi i Fondit të Mjedisit, ku çdo e ardhur nga taksimi mbi pasojat mjedisore do të destinohet direkt për eliminimin e asaj pasoje, siç është aktualisht psh taksa mbi ndotjen që shkakton çdo litër karburant. Pra, Fondi Mjedisor do të jetë një rrjedhje transparente, lehtësisht e identifikueshme e çdo qindarke: nga burimi i të ardhurave e deri tek përdorimi në mjedis.