MENU
klinika

“Rruga drejt paqes s’duhet të jetë kurrë dorëzimi”

Begaj në Samitin për Ukrainën: Të gjejmë mënyrën për të ndalur tragjedinë njerëzore

16.06.2024 - 13:06

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, në Samitin e Zvicrës për Ukrainën theksoi nevojën imediate për gjetjen e një rruge drejt paqes, që të ndalur tragjedinë njerëzore të shkaktuar nga agresioni rus, si dhe të frenojë konfliktin qe kërcënon Evropën e më gjerë.

Gjatë fjalës së tij para liderëve botërorë të mbledhur në qytetin Burgenstok të Zvicrës, Presidenti i Shqipërisë deklaroi: “Sfida jonë është monumentale. Të zhvillojmë një kuadër për një marrëveshje të ardhshme paqeje”.

Ndërsa bëri thirrje për solidaritet ndërkombëtar me Ukrainën si viktimë e agresionit rus, Presidenti Begaj deklaroi se “Shqipëria e konsideron formulën e paqes së Presidentit Zelenski si mënyrën për të rikthyer një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën”.

“Çdo proces paqeje duhet të drejtohet nga Ukraina”, – deklaroi Presidenti i Shqipërisë teksa konfirmoi vijimësinë e mbështetjes për Ukrainën derisa të arrihet paqja, në përputhje me Kartën e OKB-së, duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe duke nenvizuar faktin ëe Rusia duahet te mbajr përgjegjësinë për veprimet e saj.

Bashkëjetesa paqësore brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht është cilësuar si jetike nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Rruga drejt paqes nuk duhet të jetë kurrë një rrugë dorëzimi. Ajo duhet të jetë një rrugë e ndërtuar me guximin për të mbajtur lart vlerat tona”, – theksoi Presidenti Begaj, i cili ftoi liderët botërorë të ndermarin masat qe i pergjigjen rëndësisë se këtij momento, duke rikonfirmuar qëndrimin që “Rusia duhet të kuptojë pasojat serioze të veprimeve të saj”.

Bashkësia ndërkombëtare, sipas Presidentit Begaj, krahas përpjekjeve për paqen, duhet të sigurojë që mbështetja për Ukrainën të vazhdojë.