Qyteti i Beratit i njohur ndryshe si qyteti i një mbi një dritareve thuajse në çdo kohë të vitit vizitohet nga një numër gjithnjë e më të lartë turistësh.
Ditën e sotme kryeministri Rama ka ndarë në rrjetet e tij sociale disa foto të turistëve që vizitojnë pikat më tërheqëse të qyetit muze.
“Berati, i gjithi i rezervuar nga turistë anë e kënd botës”, shkruan Rama në Facebook.
Kalaja e Beratit një nga atraksionet më piktoreske në zonë, është nga të paktat monumente të periudhës mesjetare në Shqipëri, e cila edhe sot është një zonë e banuar.
Përveç kalasë turistët e huaj edhe ata vendas mund të vizitojnë objektet shekullore te kultit dhe të provojnë kuzhinën tradicionale të qytetit.