MENU
klinika

I rrëzon edhe Apeli i Posaçëm

Berisha dhe dhëndri mbeten në arrest shtëpie

18.06.2024 - 12:39

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, ka lënë në fuqi masat e sigurisë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi lidhur me hetimet për dosjen “Partizani”.

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 18.06.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 130 akti, datë 11.06.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (me objekt: Informacion dymujor në kuadër të procedimit penal)”, dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 245 akti, datë 21.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, njofton Apeli.

Ish-kryeministri ndodhet në masë arresti në shtëpi që prej Dhjetorit 2023, me dyshimet se bashkë me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi janë përfshirë në korrupsion në privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.