MENU
klinika

Falin namazin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin

16.06.2024 - 09:00

Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin!

Mijëra besimtarë u mblodhën sot në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ për faljen e namazit të Kurban Bajramit. Falja nisi në orën 06:00.

Kreu i KMSH, Bujar Spahiu, teksa uroi besimtarët, theksoi se shpresonte që kjo ditë të shërbejë si një ditë reflektimi për më shumë dashuri me njëri-tjetrin.

Gazeta Panorama Online uron të gjithë besimtarët myslimanë, Gëzuar!