MENU
klinika

Zv-ministër tek Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë?

Ceno Klosi jep dorëheqjen nga Tatimet

04.06.2024 - 16:39

Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ceno Klosi ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme. Ai pritet të emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë. Lajmi është konfirmuar nga vetë Klosi, i cili tha se largimi i tij nga tatimet vjen pasi do të emërohet zëvendësministër.

Klosi u emëruar në krye të tatimeve në tetor të vitit 2021, duke zëvendësuar Delina Ibrahimaj që në atë kohë u be Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Largimi i Klosit nga tatimet bëhet në një periudhë jo të lehtë për këtë institucion për shkak të debatit të madh që ka shkaktuar tatimi i afron, 25 mijë profesionistëve të lirë, ligj ky që pret vendimin në Gjykatën Kushtetuese nëse do të shfuqizohet apo jo.

Gjatë periudhës 2015-2021 Klosi ka mbajtur pozicionin si Drejtor i Departamentit Ekonomik pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE).

Në qershor të vitit 2021 u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Kombëtare Ujësjellës -Kanalizime dhe Mbetjeve të Ngurta (AKUM)…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Zyrtari i lartë nën hetim për 4 vepra penale

Kreu i Tatimeve, Ceno Klosi përfundon në SPAK!