MENU
klinika

Shqipëria u eliminua nga Euro 2024

Çfarë ndodhi me skuadrën pas humbjes me Spanjën

25.06.2024 - 15:01

Shqipëria humbi ndaj Spanjës të hënën duke u eliminuar në këtë mënyrë nga Euro 2024. Por çfarë ndodhi me skuadrën pas sfidës së fundit në europian? Gazetari dhe komentatori Alban Xhihani solli detajet në një lidhje live për Klan News.

“Skuadra ka udhëtuar drejt Kaiseraut qendrës stërvitore ku ka qëndruar gjatë gjithë kësaj periudhe, për shkak edhe të distancës së afërt që ka 1 orë e 10 minuta. Pas përfundimit të ndeshjes skuadra ka shkuar atje dhe sot ka filluar shpërndarja e lojtarëve sipas destinacioneve apo sipas pushimeve që do të kalojnë. Futbollistët nuk kanë shumë kohë në dispozicion për të kryer pushimet e tyre, duhet të rikthehen tek klubet e tyre. Tani bëhet dhe nisja e pjesës së delegacionit apo lojtari që e ka biletën për t’u kthyer në Tiranë. Pritet që të jetë i reduktuar si staf, ndoshta mund të ketë shumë pak lojtarë dhe më pas delegacioni i Federatës Shqiptare të Futbollit që pritet të mbërrijë rreth orës 15:00 në aeroportin e Rinasit”, tha ai.

Sa i përket atmosferës, Xhihani u shpreh se deri në orët e para të mëngjesit ka qenë shumë e bukur dhe të gjithë tifozët kanë shijuar rrugët e Dyseldorfit.

Tashmë vëmendja shkon tek kontrata e Silvinjos e cila është drejt fundit nëse do të rinovohet.

“Jam besimplotë që kjo punë e nisur do të vazhdojë”, raportoi gazetari Xhihani.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN