MENU
klinika

Zgjedhjet e parakohshme shkaktojnë “tërmet”

Çfarë po ndodh në Paris e qytetet e tjera franceze?

16.06.2024 - 08:03

Policia franceze ka marrë masat dhe shprehet se 350,000 njerëz pritet të marshojnë dhe 21,000 policë janë mobilizuar pasi sindikatat, grupet studentore dhe grupet e të drejtave të njeriut bënë thirrje për mitingje kundër RN-së, të cilën e cilësojnë anti-emigrante dhe euroskeptike përpara zgjedhjeve të ardhshme parlamentare të Francës. Të paktën 150 marshime priten në të gjithë Francën, në qytete si Marseja, Tuluzën, Lioni dhe Lilin

Në Paris, deri në 100,000 njerëz pritet të dalin në rrugë për një marshim që do të fillojë në orën 15:00 nga Place de la Republique në lindje dhe do të përfundojë përmes Place de la Bastille në Nation. Presidenti Emmanuel Macron njoftoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen në dy raunde më 30 qershor dhe 7 korrik, pasi koalicioni i tij centrist u mund nga RN në zgjedhjet evropiane të 9 qershorit.

Një seri e parë e sondazheve tregon se RN mund të fitojë zgjedhjet parlamentare dhe të jetë në gjendje të formojë një qeveri. Një sondazh i revistës Point i publikuar dje, të premten, parashikon se RN do të dalë e para në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare me 29.5% të votave, vetëm pak larg nga një koalicion partish të krahut të majtë të quajtur Fronti Popullor i cili mblidhet. 28,5 %. Kampi qendror i Macron sipas sondazhit mbledh 18%. Sipas të paktën dy sondazheve të opinionit, e majta nuk është shumë prapa RN dhe përpara grupit të Macron.