MENU
klinika

Bujtina e parë në Frashër të Përmetit

Çifti Hila lë qytetin për të investuar në fshat (VIDEO)

02.06.2024 - 10:25

I gjendur mes bukurive madhështore të natyrës aty ku mushkëritë mbushen me oksigjen dhe syri çlodhet nga panorama që të ofron. Natyra mahnitëse po tërheq jo vetëm turistët e shumtë por edhe banorët që janë larguar për t’u rikthyer dhe për të investuar në këtë fshat. Agim dhe Tefta Hila konsiderohen si dallëndyshja e parë e kthimit në Frashër.

Pas daljes në pension çifti Hila vendosën të ndërtojnë një shtëpi modeste për ta kthyer në shërbim të turizmit.

Agimi dhe Tefta Hila rrëfejnë se nostalgjia për fshatin i bëri atë të lënë qytetin e Fierit ku jetuan për rreth 25 vite. Në Frashër turistët kanë mundësi të shijojnë natyrën por edhe disa gatime shumë të veçanta të zonës.


Rikonstruksioni i rrugës shikohet si e vetmja mundësi për zhvillimin e turizmit në këtë vend ku kalon përmes bukuritë përrallore të Parkut Kombëtarë të Bredhit të Hotovës dhe Kanionit të Kamenicës.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë