MENU
klinika

Euro 2024

Cilët janë skenarët që kualifikojnë Shqipërinë në 1/8 e Europianit

19.06.2024 - 10:44

Shqipëria ndeshet sot me Kroacinë, në përballjen e Volksparstadion që do të jetë shumë vendimtare për ecurinë e skuadrave të grupit B në Euro 2024.

Të dyja përfaqësueset vijnë me 0 pikë në këtë ndeshje dhe për këtë arsye pritet të provojnë gjithçka për të fituar, por edhe për të shmangur një tjetër humbje.

Në radhët e kuqezinjve priten disa ndryshime të vogla në formacion nga tekniku Silvinjo, por i garantuar do të jetë spektakli në tribuna, pasi Tifozët Kuqezi kanë premtuar një pjesëmarrje masive ashtu siç ndodhi në Dortmund.

Por cilat janë shanset e Kombëtares së Shqipërisë për të kaluar në fazën e 1/8 të këtij Europiani, duke marrë parasysh se rivalët big të grupit, Italia dhe Spanja, sfidojnë njëra-tjetrën nesër në mbrëmje.

Skenari 1: Shqipëria fiton ndaj Kroacisë dhe Spanja mund Italinë, më pas Shqipëria barazon me Spanjën dhe Kroacia fiton kundër Italisë (në çdo rast do të vëzhgohej golavarazhi)

1-Spanjë 7

2-Shqipëri 4

3-Itali 3

4-Kroaci 3

Skenari 2: Shqipëria fiton ndaj Kroacisë dhe Spanja mund Italinë, më pas Shqipëria mposhtet nga Spanja dhe Kroacia fiton kundër Italisë (në çdo rast do të vëzhgohej golavarazhi)

1-Spanjë 9

2-Shqipëri 3

3-Itali 3

4-Kroaci 3

Skenari 3: Shqipëria barazon me Kroacinë dhe Spanja mund Italinë, më pas Shqipëria fiton me Spanjën dhe Kroacia fiton kundër Italisë (në çdo rast do të vëzhgohej golavarazhi)

1-Spanjë 6

2-Shqipëri 4

3-Kroaci 4

4-Italia 3

Skenari 4: Shqipëria fiton me Kroacinë dhe Spanja mund Italinë, më pas Shqipëria fiton me Spanjën dhe Kroacia fiton kundër Italisë (në çdo rast do të vëzhgohej golavarazhi)

1-Shqipëri 6

2-Spanjë 6

3-Kroaci 3

4-Itali 3

Skenari 5: Shqipëria fiton me Kroacinë dhe Italia mund Spanjën, më pas Shqipëria barazon me Spanjën dhe Kroacia fiton kundër Italisë (në çdo rast do të vëzhgohej golavarazhi)

1- Itali 6

2- Shqipëri 4

3- Spanjë 4

4- Kroaci 3

Skenari 6: Shqipëria Shqipëria barazon me Kroacinë dhe Italia mund Spanjën, më pas Shqipëria mund Spanjën dhe Kroacia mund Italinë (në çdo rast do të vëzhgohej golavarazhi)

1- Itali 6

2- Shqipëri 4

3- Kroaci 4

4- Spanjë 3