MENU
klinika

Kuh është 61-vjeçarja që bëri historinë

Claudia Sheinbaum, gruaja e parë presidente e Meksikës!

03.06.2024 - 10:30

Claudia Sheinbaum është zgjedhur presidentja e parë grua e Meksikës në një fitore historike dërrmuese.

Autoriteti zyrtar zgjedhor tha se rezultatet treguan se ish-kryebashkiakja 61-vjeçare e qytetit të Meksikos fitoi rreth 58%-60% të votave në zgjedhjet e së dielës.

Kjo i jep asaj një epërsi prej më shumë se 30 pikë përqindjeje ndaj rivales së saj kryesore, biznesmenes Xochitl Galvez.

Sheinbaum do të zëvendësojë mentorin e saj, Presidentin në largim Andres Manuel Lopez Obrador më 1 tetor.

Sheinbaum, një ish-shkencëtae, në fjalimin e saj të fitores, u tha votuesve: “Unë nuk do të dështoj”.

Mbështetësit e saj po festojnë në Zocalo, sheshin kryesor të qytetit të Meksikos, duke valëvitur pankarta ku lexojnë “Claudia Sheinbaum, presidente”.

Përpara se të kandidonte për presidente, Sheinbaum ishte kryetare e qytetit të Meksikos, një nga postet më me ndikim politik në vend dhe i hapi rrugën për presidencën.

Sheinbaum, gjyshërit e së cilës nga ana e nënës ishin hebrenj dhe emigruan në Meksikë nga Bullgaria për të shpëtuar nga nazistët, pati një karrierë të shkëlqyer si shkencëtare përpara se të merrej me politikë. Gjyshërit e saj nga ana e të atit janë me prejardhje nga Lituania.

Të dy prindërit e saj ishin shkencëtarë dhe Sheinbaum studioi fizikë përpara se të vazhdonte të merrte një doktoraturë në inxhinierinë e energjisë.

Ajo kaloi vite në një laborator kërkimor të njohur në Kaliforni duke studiuar modelet meksikane të konsumit të energjisë dhe u bë eksperte për ndryshimet klimatike.

Kjo përvojë dhe aktivizmi i saj studentor përfundimisht i dhanë postin e sekretares së mjedisit për Mexico City në kohën kur Andrés Manuel López Obrador ishte kryebashkiak i kryeqytetit.

Në vitin 2018 ajo u bë kryetarja e parë femër e qytetit të Meksikos, një post që e mbajti deri në vitin 2023, kur u largua për të kandiduar për presidente.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN