Në Egjiptin e Lashtë, dardha përshkruhet si fruti i shenjtë i Perëndive. Në pjesën e Azisë, ajo simbolizon jetëgjatësinë, drejtësinë, bukurinë, dhe fisnikërinë.
Ka shumë varietete të dardhave në madhësi, formë, ngjyrë dhe shije. Konsumi i një dardhe na plotëson me 1/5 e nevojave të përditshme për fibra. Pjesa më e madhe e tyre gjendet në lëkurën e dardhës, kështu që nuk është e këshillueshme që ky frut të qërohet, sepse largohen shumë elementë ushqyes!
Vlerat ushqyese për 1 dardhë të mesme (rreth 170 gram): 101 kalori; proteina 0,64g; karbohidrate 27,11g; sheqer 17,36g; fibra 5.5g.
Dardhat janë të pasura me vitamina dhe minerale. Le të shohim se cilat janë ato:
Vitamina C: Një antioksidant i fuqishëm dhe thelbësor për funksionin imunitar dhe shëndetin e lëkurës, kockave dhe enëve të gjakut; lehtëson përthithjen e hekurit.
Vitamina K: Është e lidhur me gjakderdhjen, osteoporozën dhe sëmundje të zemrës, prandaj është e rëndësishme që të na garantojë një sasi të mjaftueshme të kësaj vitamine.
Kaliumi: Mineral thelbësor për kontrollin e presionit të gjakut dhe shëndetin e zemrës. Konsumi i dardhës është i përshtatshëm për atletët (parandalon dhimbje të muskujve), dhe për ata që duhet të ndjekin një dietë varfër me kripë.
Bakri: Zë një vend të veçantë dhe mungesa e tij është e lidhur me aneminë dhe kolesterolin e lartë. Bakri është mineral thelbësor sepse merr pjesë në formimin e hemoglobinës dhe nxitjen e përdorimit të hekurit.