MENU
klinika

Dashuria që lindi në "Big Brother"

Dasmë së shpejti? Einxhel rrëfen planet për një ceremoni përrallore

01.06.2024 - 15:39

Einxhel, e ftuar në “Kurthin e Piter Pan”, ka folur për planet e ardhshme me DJ Dagz, në lidhje me martesën. Ajo, para se t’i përgjigjej pyetjes së një prej fëmijëve, i kërkoi partnerit që ta dëgjonte pyetjen dhe përgjigjen.

“Unë unazën e kam, propozimin ma ka bërë, ende nuk jemi celebruar, sepse dua të më çojë në altar. Tani po mbledh lekët që të bëjë dasmën përrallore. Unë dua një dasmë përrallore, si nëpër filma dhe Dagzi kur dëgjon këto kërkesat e mia, bregdeti, perëndimi…Duhet të jetë ashtu siç e dua unë”, duke shtuar se dasma do të bëhet në Shqipëri.

Më tej, tha:

“Nëse nuk nis një beb tjetër, me siguri do martohemi më shpejt”, duke lënë të nënkuptojë se kanë edhe plane për një tjetër bebush.

Dasmë së shpejti? Einxhel rrëfen planet për një

Einxhel dhe Dagz janë njohur dhe dashuruar brenda “BBVA 1”. Kur dolën, ata u bënë prindër të Trev, emri i së cilit lidh dy kombe, pra, “trevë shqiptare”. Dagz i ka propozuar Einxhel ndërkohë që ajo ishte shtatzënë dhe tani, presim të kurorëzojnë dashurinë e tyre.