MENU
klinika

Euro 2024

De La Fuente: Ndaj Shqipërisë, me lojtarë të stolit

21.06.2024 - 12:55

Spanja nuk ka ndërmend të vijë e relaksuar në sfidën e fundit me Shqipërinë. Pavarërisht arritjes së kualifikimit për fazën pasardhëse, iberikët duan të luajnë për fitore edhe ndaj Kombëtares tonë.

Trajneri Luis de la Funte tha se me të njëjtin do të përballen edhe me Shqipërinë, duke kërkuar maksimumin.

“Do t’i jap mundësinë disa lojtarëve të tjerë që nuk janë aktivizuar të tregojnë që janë aq të zotë sa ata që po luajnë. Do të përpiqemi t’i lemë pushim dhe t’i japim hakun atij që e tregon edhe në stërvitje. Por do të hedhim në fushë një skuadër shumë fortë dhe të niveli të lartë.”

Shqipëria njeh vetëm humbje në përballjet me Spanjën në të kaluarën, e fundit në miqësoren e 26 Marsit të 2022 ku Kuqezinjtë u mundën 2 – 1.

Ndeshja Shqipëri – Spanjë do të luhet të hënën në orën 21:00 në Dyseldorf.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Heshtja e UEFA-s dhe rastet e përsëritura

‘Kosova është Serbi’ edhe në Champions League

Goli i Kombëtares në listë për çmimin e javës

‘Perla’ e Kristjan Asllanit mahnit UEFA-n

Armand Duka ia bën të qartë Sylvinhos

“Koha e humbjeve dinjitoze ka marrë fund”