MENU
klinika

Rezulton jashtë Shqipërisë

Dënohet me burg ish-kryebashkiakja e Libohovës

13.06.2024 - 12:14

Ish kryetarja e Bashkisë Libohovë, Luiza Mandi, u dënua nga Gjykata e Posaccme Antikorrupsion këtë të enjte, me 1 vit burg, duke përfituar nga gjykimi i shkurtuar dënimi i konvertohet me 8 muaj.

Mandi akuzohej nga SPAK për “Shpërdorim detyre”, lidhur me një kallëzim që u depozitua nga një qytetar, i cili denoncoi faktin që në pronat e familjarëve të tij po zhvillohej një projekt nga Bashkia për zgjerimin e rrugës.

Pas këtij kallëzimi, SPAK sekuestroi projektin dhe konstatoi se nuk është zbatuar procedura e shpronësimit, çka ka sjell dhe dëm ekonomik të familjes kallëzuese në një vlerë prej 362,480 lekë.

Luiza Mandi rezulton të jetë jashtë territorit shqiptar, ndërsa gjyqi ndaj saj është kryer në mungesë.

Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë