MENU
klinika

Dyshohet se u vra nga dhëndri i pronares së biznesit

Detaje/ Zhduket recepsionisti i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi

06.06.2024 - 17:41

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 31-vjeçarit Eraldo Nevruzi në Dhërmi.

Nevruzi 31-vjeçar, banues në Tiranë, i cili punonte recepsionist hotel ‘Greccia’ në Dhërmi është zhdukur. Policia e Vlorës thotë se pas hetimeve dyshohet se 31-vjeçari Eraldo Nevruzi, është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga Gerald Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli. 43-vjeçari sipas burimeve për Report Tv është dhëndri i pronares se hotelit. Pas ngjarjes së rëndë rezulton se Gerald Shehu është larguar drejt Greqisë.

Dyshimi ka ndodhur në momentin kur janë gjetur gjurmë gjaku në hotel. Ka nisur hetimi menjëherë nga policia, ndërsa ende nuk është gjetur trupi i Eraldo Nevruzit, i cili punonte recpesionit në hotel. Dyshohet nga informacionet e policisë se 31-vjeçari është marrë peng dhe është qëlluar me armë zjarri nga Gerald Shehu.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 31-vjeçari dhe autori që e ka qëlluar kanë qenë shokë me njeri-tjetrin. Kohët e fundit kanë ardhur për të hapur biznes bashkë në Dhërmi dhe kanë bashkëpunuar në hotelin ku ka ndodhur ngjarja. Policia dyshon se është vrasje pasi nga dëshmitë janë dëgjuar dy të shtëna me armë zjarri dhe po ashtu janë gjetur edhe gjurmë gjaku. Pamjet filmike nuk janë te qarta se si është larguar 31-vjecari nga vendi i ngjarjes.

Policia thotë se ka shoqëruar 29 persona dhe se deyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale