MENU
klinika

Akuzat që rëndojnë mbi ta

Dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi, prokuroria kërkon “arrest me burg” për organizatorin dhe autorët

01.06.2024 - 09:00

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Dritan Nanon dhe Dorian Alian, organizatorin dhe njëri nga autorët e sulmit të avokatit Sokol Mëngjesi.

Ndaj tyre rëndojnë akuzat plagosje e rëndë me dashje kryer ne bashkëpunim, kundërshtim dhe goditja e gjyqtarit po e kryer ne bashkëpunim.

Edhe për Drivald Alia, Elton Kasaj dhe Romario Tabaku, prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë arrest me burg në mungesë për të njëjtat akuza si Nano e Alia.

Seanca ndaj tyre pritet të zhvillohet ditën e sotme.

Dritan Nano, 58 vjeç nga Tirana Organizatori sulmit- I ndaluar me iniciativë, vjehrri i autorit kryesor të sulmit.

Dorian Aliam 32 vjeç nga Tirana Dhunuesi – U vetëdorëzua pasditen e 29 majit, dhëndri i Nanos, dyshohet se bashkoi grupin për të realizuar planin.

Elton Kasaj, 33 vjeç nga Tirana Autor sulmi – i shpallur në kërkim DRIVALD ALIA, 21 VJEÇ NGA TIRANA Autor sulmi – i shpallur në kërkim.

Romario Tabaku, 26 vjeç nga Tirana i pranishëm në vendin e ngjarjes, largoi autorët me makinë – i shpallur në kërkim.

Gjendja e avokatit

Sipas të dhënave nga spitali i Traumës gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi, i cili u dhunua për shkak të detyrës, vijon të jetë e njëjtë. Ai ndodhet ende në intubim në spitalin e Traumës, por mjekët janë optimistë pasi edema (ënjtje) që ka në një zonë të trurit nuk është zmadhuar.

Të paktën për momentin nuk vlerësohet ndonjë ndërhyrje kirurgjikale. Nga ana tjetër policia ka vijuar kontrollet edhe gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës, por ende nuk ka gjurmë të 3 të shpallurve në kërkim. Kontrollet kanë vijuar pa u ndërprerë por pa rezultat. Sipas sistemit TIMS ata rezultojnë brenda vendit. Grupi hetimor nuk përjashton mundësinë që të jenë larguar jashtë vendit në mënyrë ilegale. Avokati u vizitua në spitalin e Traumës nga drejtori i Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj dhe zv/drejtori Alket Shatro.

Mëngjesi u dhunua më 29 maj, në zonën e ishBllokut në Tiranë vetëm pak minuta pasi kishte lënë djalin e vogël në kopsht. Një prej autorëve të vetëdorëzuar Dorian Alia, ka pranuar se porositës i sulmit është Dritan Nano. I riu ka pranuar se dhuna ka ardhur si paralajmërim që avokati 45-vjeçar të tërhiqej nga padia kundër Nanos për të marrë çka i takonte në pronën e fituar me gjyq te kullat e Liqenit. Nga ana tjetër, Dritan Nano ka mohuar të jetë porositës i ngjarjes duke mos pranuar të bashkëpunojë me hetuesit, edhe pse këta të fundit janë të bindur që ai është organizatori kryesor.