MENU
klinika

Rama vijon ndryshimet në qeveri

Dorian Tola emërohet zëvendës ministër i Mbrojtjes

05.06.2024 - 21:18

Këshilli i Ministrave miratoi sot emërimin e Dorian Tolës në postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes.

Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe vjen pas propozimit të Kryeministrit, në mbështetje të Kushtetutës dhe të ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”.

‘Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. V E N D O S I: Z. Dorian Tola emërohet zëvendësministër i Mbrojtjes. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.’- thuhet në vendim.

Dorian Tola ka mbajtur detyrën e kreut të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK)./