MENU
klinika

“Për ata që dje isha hero, sot jam tradhtari”

Edhe Kreshnik Çollaku “braktis” Bashën? Çfarë paralajmëroi deputeti

15.06.2024 - 11:35

Deputeti demokrat, Kreshnik Çollaku është ligjvënësi i dytë që është larguar nga grupimi i Lulzim Bashës pas Apeli i dha vulën e PD-së kryetarit të Partisë, Sali Berisha.

“Për ata qe dje isha ‘tradhtari’ sot jam ‘heroi’ dhe për ata qe dje isha ‘hero’ sot jam ‘tradhtari’”, shprehet deputeti Çollaku në një postim në Facebook.

Ai shkruan se kishte premtuar se do të njihte dhe respektonte vendimin e gjykatës, duke theksuar se do t’i qëndrojë fjalës së dhënë.

Por, Kreshnik Çollaku deklaroi se pavarësisht se Berisha mori vulën PD është sërish e përçarë, duke shtuar se bashkimi nuk mund të jetë nënshtrim.

“A mundet PD te mbaje brenda te njëjtës sigel apo flamur, individe apo grupe qe mendojne ndryshe,qe bejne disidence individuale apo te organizuar ndaj lidershipit zyrtar?”, ngriti ai pikëpyetje, teksa theksoi se ka një ide dhe propozim që do e bëjë së shpejti publike.

Ai u bëri thirrje kolegëve të tij demokratë që nëse kanë ide e propozime “të hapim një dialog ose debat me cdo pale per kete çështje, qe e konsideroj jetike per te ardhmen e PD dhe te Opozitës ne Shqipëri.”

Postimi i plotë:

Qe ne fillim te konfliktit brenda PD, pavarësisht shkalles dhe formës së përkeqësimit te tij, pavarësisht bindjes dhe mbështetjes time ndaj njërës pale apo tjetrës ..,ne çdo situate, ne çdo pozicion, ne çdo kohe ,kam kërkuar vetëm një gjë, Bashkim te demokrateve, kam bere thirrje për te shmangur përçarjen e me keq, ndarjen e PD.

Për këto qëndrime, ne kohe te ndryshme disa me quanin “hero, qendrestare, demokrate i vërtetë”..,disa te tjerë “peng, i shitur, tradhtar”.

Ne mënyrë tragjikomike, për disa qe mbajnë modelin enverist te ndarjes se botes, rolet u ndërruan.

Për ata qe dje isha “tradhtari” sot jam “heroi”, dhe për ata qe dje isha “hero” sot jam “tradhtari”.

Ne fakt unë nuk jam tradhtari por nuk jam as heroi, jam një 19 vjeçar i 1990 qe nuk dua te shoh te gjunjëzuar ne 2024, PD qe ne atë kohe themeluam me aq shprese.

Sot ka një realitet te ri e te ndryshëm ne PD.

Kontesti gjyqësor qe patëm dha nje verdikt. Ne te gjithë patëm premtuar se do ta njohim e respektojmë.

Unë jam nder ata qe dje, kam bere këtë premtim.

Sot jam një njeri qe po i qëndroj fjalës se dhëne.

Si cdo kohe dhe sot mendoj se PD per te qene fituese duhet te jete e Bashkuar.

Mendoj po ashtu se sot PD eshte e ndare.

Bashkimi nuk mund te jete Nenshtrim.

A mundet PD, te mbaje brenda vetes mendimin apo qendrimin ndryshe ?

A mundet PD te mbaje brenda te njëjtës sigel apo flamur, individe apo grupe qe mendojne ndryshe,qe bejne Disidence individuale apo te organizuar ndaj lidershipit zyrtar ?

Une kam idene dhe propozimin tim, te cilin shpejt do ta bej publike.

Miqte e kolege te tjere nxis nese kane te bejne te tyret e te hapim një dialog ose debat me cdo pale per kete çështje, qe e konsideroj jetike per te ardhmen e PD dhe te Opozitës ne Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S’na duhet opozitë e përçarë, jam me…"

Nisin largimet e përkrahësve të Bashës në Kuvend!


Si bashkëpunuan me Suel Çelën për të manipuluar opinionin publik

Masat e sigurisë ndaj gazetarëve, Artan Hoxha dhe Elton Qyno, SPAK reagon zyrtarisht

Atentati i dështuar ndaj “Otit të Elbasanit”

SPAK: Grupi i Suel Çelës siguroi kushtet dhe mjetet për ta eliminuar

Urdhri për ekzekutimin e tij u dha nga Suel Çela!

Zbardhet atentati ndaj Ardian Çapjas

Rolet e 21 personave për të cilët u lëshua masë sigurie

Gjyqtarë, policë dhe gazetarë! Goditja e grupit kriminal, SPAK njoftim zyrtar