MENU
klinika

Për nder të ...

‘Elita 5’ vjen me spektakël më 19 Qershor

15.06.2024 - 13:47

Grupi i mirënjohur i muzikës shqiptare, “Elita 5”, do të ngjitet në skenën e sheshit të Podujevës me një koncert i cili organizohet për nder të Ditës së Çlirimit të kësaj komune.

Në koncert do të interpretohen hite të pavdekshme të krijuara ndër vite nga grupi “Elita 5”, nën qiellin e hapur të sheshit “Katër Dëshmorët”.

Koncerti mbahet më 19 Qershor, në orën 21:00.