19.06.2024 - 13:54
Kylian Mbappe, do të mungojë në të dyja sfidat e grupit, në të cilat Franca do të përballet me Holandën dhe Poloninë.
Shkak u bë dëmtimi në hundë i “yllit” francez dhe ndërhyrja që do të kryejë. Të gjithë shpresojnë ta kenë gati Mbappen, në ndeshjet e raundit të 1/8 të finaleve.
Vetë Mbappe, nuk ngurron të karikojë shokët e skuadrës, në prag të sfidës me Holandën.
“Kënaquni djema, shijojeni këtë kompeticion. Nuk duhet të kemi frikë nga asgjë dhe nëse e bëjmë këtë gjë, do të bëjmë shumë mire në vazhdim”, përfundoi Kylian Mbappe.