MENU
klinika

Spanja përballë “Hirushes”

Europiani cakton sot dy çerekfinalistët e tjerë

30.06.2024 - 09:52

Mbrëmjen e sotme do përcaktohen dy ekipet e tjera që do të kalojnë në fazën çerekfinale të kampionatit europian të futbollit.

Anglia do të zbresë sot në fushën e lojës në orën 18:00, ku do të gjejë përballë Sllovakinë, që zhvilloi një paraqitje të mirë në grupe.

Tre Luanët kërkojnë të kalojnë më tej, dhe të rigjejnë lojën e bukur e cila ka munguar në 3 takimet e para.

Southgate ka në dispozicion të gjithë lojtarët e tij, madje edhe Foden, i cili u rikthye nga udhëtimi i shkurtës në Angli, ku shkoi për arsye familjarë.

Fituesja e çiftit Angli-Sllovaki do të ketë përballë në fazën tjetër të kompeticionit Zvicrën, e cila mbrëmjen e djeshme i dha një mësim të mirë Italisë së Spalletit, duke e mundur 2-0.

Ndeshja e dytë, e mbrëmjes së sotme është ajo mes Spanjës dhe Hirushes së kampionatit Euro 2024, Gjeorgjisë. Iberikët janë të plotë në grup dhe madje disi të çlodhur, pasi në ndeshjen e fundit kundër Shqipërisë, trajneri De la Fuente zgjodhi të hedhë në fushë ekipin e dytë.

Nëse Spanja do të kualifikohet, do të gjejë përballë Gjermaninë, të cilën nuk e ndali dot as stuhia e fuqishme në Dortmund.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kampionët në fuqi i thonë “lamtumirë” Europianit

Zvicra e Xhakës dërgon Italinë në ‘shtëpi’