Kur jemi dy ditë larg nisjes së Euro 2024 në Gjermani, kanë nisur natyrshëm edhe parashikimet se cilët janë kandidatët për të ngritur lart trofeun, mbrëmjen e 14 Korrikut në Berlin.
Prestigjozja Eurosport, duke analizuar fitbollistët si dhe gjendjen aktuale të të 24 skuadrave pjesëmarrëse, ka bërë një projeksion se si do të jetë renditja finale e skuadrave.
Për vendin e parë, sipas Eurosport nuk ka dyshime: Franca e Didier Deschamps mbetet favoritja absolute për të fituar trofeun. 8 nga 12 gazetarët e redaksisë së “Eurosport” e shikojnë Francën si favoriten kryesore të këtij evropiani.
“Gjelat”, e kërkojnë këtë trofe prej 24 vitesh, ata i’u afruan shumë në 2016, ku në shtëpi i surprizoi Portugalia e Cristiano Ronaldos. Antagonistja kryesore e Francës është Anglia e Gareth Southgate.
Në linjën e dytë të pretendentëve janë Gjermania, vendi pritës i këtij evropiani, drejtuar nga Nagelsmann dhe Spanja e De La Fuentes, rivali i kombëtares tonë, mbrëmjen e 24 Qershorit, në Dusseldorf.
Ndërkohë që Italia e Spalletit, rivali tjetër i kombëtares tonë në Grupin B, shikohet vetëm në vendin e 6 dhe mundësia për të përsëritur suksesin e Evropianit të shkuar shikohet thuajse e pamundur. Pjesa më e madhe e gazetarëve të “Eurosport” parashikon se “Azzurrët” do të eleminohen përpara raundit të gjysmëfinaleve.