MENU
klinika

‘Dea Film Festival’

Filmi ‘Okarina’ rrëmben çmimin special për media dhe çmimin për rolin më të mirë

15.06.2024 - 13:51

Aktori i njohur Jehon Gorani me rolin e “Shaqës” ka fituar çmimin për rolin më të mirë në filmin e metrazhit të gjatë në “Dea Film Festival”, përderisa regjisori Alban Zogjani është shpërblyer me çmimin special për media, me filmin ‘Okarina’.

Lajmin për media e ka bërë të ditur aktori Gorani përmes një shkrimi në facebook.

“Filmi ishte nje rrugetim i jashtezakonshem. #Okarina flet per thyerjen e normave të shoqerisë në kërkim të një të ardhme më të mirë. Besoj se secili që ka kaluar nëpër peripetitë e jetës në mërgim e gjen vehten në ndonjë element të këtij filmi.

Isha në garë, mes tjerash edhe me aktorin e filimit “Disco boy” që u vlerësua në festivalin #Berlinale.

Juria bëri përzgjedhjen, e mua me la falenderues deri në pafundësi”, ka shkruar Gorani në facebook.

Filmi i metrazhit të gjatë “Okarina” me regji të Alban Zogjani dhe me skenar të Albana Mujës, e vendos shikuesin ne brendësi të privatësisë dhe përditshmerisë së një familjeje emigrantësh kosovarë në të 2000 – tat e hershme, përmes së cilës shpërfaqë historitë e patreguara të shumë shqiptarëve të humbur në kohë e ekzistencë.

Ky film gërsheton në vete problemet e të qenit emigrant, ndryshimet dhe tranzicionet e sjella nga jetesa në perëndim dhe mënyrat e përballjes me to.

Aktorët që luajnë në film janë: Jehon Gorani, Shengyl Ismajli, Rina Krasniqi, Flaka Latifi, Arta Selimi dhe Kastriot Shehi.

Meli Qena: Është peridha më e ndritshme e jetës time

40 vjetori i themelimit të Teatrit ‘Dodona’

Arratisja më e madhe në veriun e vendit

Si e kaluan kufirin 26 veta të familjes Skepi më 1958!

Çfarë i ndodhi doktor Guarametos, i qëlluar nga hetuesi i tij

Misteret e një darke në faqet e një romani magjik të Ismail Kadaresë!

Bashkëshortja e ish-futbollistit rrëfen lidhjen e tyre pasionante

Piloti që u bë portier, historia e Mikel Jankut!

Xhufi: Enver Hoxha nuk donte t’ia linte partinë…

43 vjet nga vdekja, letra e fundit e Mehmet Shehut!