MENU
klinika

Evropa në duart e Melonit

Fituesja e vërtetë/ Kryeministrja italiane “king maker” në Bruksel

10.06.2024 - 20:00

Giorgia Meloni është në rrugën e duhur për t’u bërë figura më influente në Bashkimin Evropian. Një sondazh i publikuar nga televizioni publik RAI tregon se Vëllezërit e Italisë janë fitues të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, me thuajse 30% të votave.

“Jam krenare që ky vend po shkon në G7 dhe në Evropë me qeverinë më të fortë. Kjo është diçka që nuk ka ndodhur kurrë në të kaluarën, por ndodhi sot. Është kënaqësi, por edhe një përgjegjësi e madhe, për të cilën duhet të jemi të ndërgjegjshëm”, deklaron Meloni.

Meloni është propaganduar si një personazh kyç në vendimmarrje si nga presidentja Ursula von der Leyen e Partisë Popullore Evropiane, ashtu dhe nga ekstremistja franceze Marine Le Pen, që ka kërkuar mbështetjen e saj.

Le Pen ka nevojë që Meloni të bashkojë votat me partitë ekstremiste. Në Parlament, ata janë të ndarë mes grupimit Identitet dhe Demokraci, ku bën pjesë partia e Le Pen, dhe grupimi i Melonit, Konservatorët dhe Reformistët Evropianë.

Ndërkohë, Von der Leyen ka nevojë për mbështetjen e Melonit për mandatin e dytë si presidente e Komisionit Evropian. Gjatë fushatës, Von der Leyen përsëriti besimin e saj tek kryeministrja italiane, duke e cilësuar një partnere të besueshme.

Sondazhet e nxjerrin partinë e Melonit me 28.9 për qind, e ndjekur nga Partia Demokratike me 23 për qind dhe Lëvizja 5 Yjet që renditet e treta me rreth 10 për qind.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN