MENU
klinika

Digjet një sipërfaqe prej 300 m2

Flakët ‘pushtojnë’ Beratin

11.06.2024 - 18:58

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në afërsi të kurorës me pisha, në fshatin Veterrik në Berat.

Sipas informacioneve, raportohet se zjarri ka përparuar me shpejtësi drejt pishave,i favorizuar nga temperaturat e larta. Pas njoftimit të marrë, në zonën e zjarrit janë nisur 2 mjete zjarrëfikëseje me 8 efektivë, të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit.

Si pasojë e zjarrit, është djegur një sipërfaqe prej 300 m2 me shkurrë e ferra, ndërkohë që fatmirësisht nuk u prek nga zjarri dhe shpëtoi pa u djegur kurora me pisha.

Mësohet se shërbimet zjarrfikëse po monitorojnë disa vatra të vogla zjarri, për të shmangur riaktivizimin e tyre. Sipas zjarrfikësve në vendngjarje, zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Media spanjolle “La Vanguardia”

Zbuloni Beratin, qytetin përrallor në Shqipëri

Shisnin doza me dr*ga të forta në Vlorë e në Fier

Çmontohet grupi kriminal! 12 në pranga, 2 në kërkim

Donte të vriste prindërit e tij të moshuar

Emri/ Arrestohet 42-vjeçari në Fier

Mjeku: Të hiqet fostoksina, nuk ka kundërhelm

Depresioni vret në Fier! Pesë vetëvrasje në dy javë

Cili është qarku më i rrezikuar

Cikloni mesdhetar, prek Shqipërinë!