Në Shqipëri bëri bujë lënia jashtë e Cikalleshit, Uzunit apo e Bare, por ky diskutim është i njëjtë thuajse në çdo përfaqësuese.
Në Angli, po bën shumë zhurmë ideja se Southgate, trajneri i “tre luanëve”, mund të lë jashtë dy lojtarë ikonë të përfaqësueses, lojtarë si Jack Grealisht dhe Harry Maguiere: “Frikë për Harry dhe Jack për në Evropian”, shkruan e përditshmja angleze Mirror.
Sipas mediave, dy lojtarët rrezikojnë shumë, me Southgate që nuk është aspak i sigurt për pjesëmarrjen e tyre në Evropian. Pak ditë më parë, trajneri i përfaqësueses angleze publikoi listën paraprake me 33 lojtarë, por në fund do të marrë me vetë vetëm 26, për këtë arsye dikush duhet të sakrifikohet.
Southgate nuk i ka dhënë garanci dy lojtarëve se do të jenë të pranishëm në “Euro2024”. Në fakt, si Grealish, ashtu edhe Harry Maguire, nuk mbyllën një vit pozitiv, shpesh nuk ishin preference e parë në ekipet respektive.