Enkelejd Alibej, deklaroi daljen nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, i cili tani zyrtarisht i përket partisë së Berishës. Edhe pse Berisha vet nuk është ende anëtar I atij grupi parlamentar, pasi e ka penguar firma e Gazmend Bardhit, ai e drejton politikisht atë grup.
Gjesti i Enkelejd Alibej, është I rëndësishëm për ti dhënë fund hipokrizisë politike në vend, dhe sjellja jopolitike ndaj Berishës.
Është e vërtet që Berisha e ka tanimë shumicën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe ndoshta më shumë se të tjerët dhe vota demokratësh.
Por kjo nuk e bën PD më të rëndësishme. Kjo e bën PD më të dobët, më të mundshme, më të kriminalizuar dhe më të pashpresë. Numrat në ketë rast janë fatkeqësi për PD dhe jo pasuri për të.
Për këtë arsye ndaj Berishës kanë rëndësi gjestet politike dhe jo numrat.
Gjesti I Enkelejd Alibej, është me rëndësi pikërisht se I jep fund hipokrizisë së atyre që pretendojnë se vula dhe logua është më e rëndësishme se Berisha. Çudi e madhe se për Berishën nuk ishin të rëndësishme vula dhe logo kur e përjashtuan por I hyri betejës për ti shkatërruar pa pyetur për vulë dhe logo. Si u bëka papritur e rëndësishme vula dhe logua tani që është në dorë të atij që I vuri kazmën PD ?
Për gati tre vjet, Berisha ka bërë betejë kundër vulës dhe logos dhe nuk ka pyetur fare për to. Dhe mirë ka bërë. Politikani lufton për qëndrimet e veta dhe jo për simbole që në fund të fundit nuk I thonë asgjë.
Vula dhe logua është alibi për ata që nuk bëjnë dot politikë me këmbët e tyre dhe duan të jenë diku për të shërbyer.
Për këtë arsye gjesti I Alibej ka shumë rëndësi të shënohet si moment, kur brenda PD antiberishizmi shpall qëndrimin e vet dhe del përball tij. Nuk ka rëndësi sa numra janë. Madje dhe I vetëm vlen sa të gjithë ata që janë future në poturet e Berishës.
Të mos mbash qëndrim politik ndaj Berishës do të thotë të justifikosh aktet e tij.
E njëjta gjë mund të thuhet dhe për socialistët. Berisha zyrtarisht mbush gjashtë muaj që nuk merr pjesë në Kuvend më 21 Qershor dhe duhet ti digjet mandate. Nuk e di pse socialistët kanë filluar të më duken të gjithë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese që diskutojnë për modalitetet, a I takon t’ia djegim mandatin a nuk I takon, a I ka bërë mungesa me arsye a pa arsye?
Çfarë pune kanë ata me këtë interpretim. Ata duhet të mbajnë qëndrim politik ndaj mandatit të Sali Berishës dhe të votojnë në Komisionin e mandateve ti hiqet mandati. Ai po të dojë le ta çoj në Gjykatë Kushtetuese dhe ta vazhdoj betejën e tij.
Socialistët nuk janë Gjykatë kushtetuese janë parti politike që shpreh vullnetin e saj. Dhe atë duhet ta shprehin, jo të bëjnë interpretime, si këta deputetët e PD që pasi kanë sharë për tre vjet Berishën tani thonë po na bashkon vula. A thua se deri tani nuk I ndau vula.