MENU
klinika

Gazetari i Rai3 Mottola ‘flet pa dorashka’

“Shqetësuese që Rama vlerëson kompaninë e Luftar Hysës”

03.06.2024 - 20:52

Gazetari i emisionit Report në RAI3, Giorgio Mottola ka treguar impresionet e tij në lidhje me investigimin dhe intervistën me kryeministrin Edi Rama për penetrimin e krimit të organizuar në qeveri dhe ekonomi. I ftuar në një program televiziv gazetari italian tha se ka një problem shumë të fortë që ka të bëjë me depërtimet e krimit të organizuar në qeveri dhe ekonominë shqiptare.

Gjithashtu Mottola thekson se gjëja më shqetësuese është se Rama vazhdon të konfirmojë se ka një vlerësim të madh ndaj familjes nga Vlora që ka kompaninë e ndërtimit dhe që ka mundësuar takimin me anëtarin e kartelit të Sinalos, por që sipas dokumetave të gjyqtarëve kanadezë, kjo kompani rezulton se disponohet nga Luftar Hysa.

Pjesë nga intervista:

Mottola: Ajo që unë mund të tregoj mbas këtyre muajve të kaluara në Shqipëri, duke treguar për politikanë, ish-gjyqtarët, subjekte mjaft të afërt me Edi Ramës, sigurisht ka një problem shumë të fortë që ka të bëjë me depërtimet e krimit të organizuar në qeveri dhe ekonominë shqiptare. Kjo është e pamohueshme, nga ana e shifrave financiare dhe kjo është e dukshme në dritën e diellit. Për aq kohë sa qeveria shqiptare nuk do ta pranojë se ekziston ky problem do të jetë shumë e ndërlikuar të zgjidhet problemi.

Moderatorja: Si e cilësoni faktin që kryeministri Rama e konfirmoi se priti në zyrë një përfaqësues të kartelit të Sinalos?

Mottola: Kryeministri Rama e pranoi që e ka takuar këtë Luftar (Hysa) duke dhënë një version ndryshe nga ajo që tha Luftari në një emision tjetër. Ai tha se kishte shkuar për të folur me Ramën për një libër për mjedisin. Rama e përgënjeshtroi versionin e Luftarit (Hysa). Rama nga ana e vetë thotë se nuk e dinte që Luftari të ishte një përfaqësues i kartelit të Sinalos, por gjëja më shqetësuese është se ai vazhdon të konfirmojë se ka një vlerësim të madh ndaj familjes nga Vlora që ka kompaninë e ndërtimit dhe që ka mundësuar takimin. Sipas dokumetave kanadeze VloraConstrucsion, të paktën që prej 2020 sipas magjistratë kanadezë është bërë një shoqëri që disponohet nga Luftari (Hysa) dhe gjyqtarët kanadezë kanë evidentuar një sërë transfertash që janë bërë me VloraConstrucsion ku bën pjesë Luftari (Hysa) dhe fakti që VloraConstrucsion ka fituar shumë tendera në Shqipëri duhet të ndezi një dritë alarmi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit”

Akuzat e Ahmetajt, Rama në Rai3: Ai që akuzon të paraqesë provat.

"Në aeroport mësova se disa prej tyre s’u kishin treguar prindërve"

Rama tregon se çfarë e shtyu të marrë vendimin për dërgimin e mjekëve në Itali