MENU
klinika

Komenti

Giorgio Chiellini: ‘Itali-Shqipëri’? Ishte shokuese po më binte të fikët

18.06.2024 - 15:47

Ish-kapiteni i Juventusit, Giorgio Chiellini ka komentuar në Sky Sport ndeshjen Itali-Shqipëri , e cila përfundoi 2-1 për Azzurrit.

“Mora frymë thellë pas fitores 2-1 kundër Shqipërisë, ishte e rëndësishme ta nisnim me 3 pikë. Fillimi i ndeshjes ishte shokues, isha gati më binte të fikët pas minutës së parë, por edhe në minutën e 90-të (qesh).Minutat e tjera ishin të mira dhe më lanë një ndjesi pozitive për të ardhmen.

Unë pashë Spanjë-Kroaci, nuk është më ai nivel i disa viteve më parë, edhe pse të dyja mbeten skuadra të mira. Nuk ka aq dallim sa t’i druhemi. Por tani mjafton vetëm një pikë për të kaluar. Nuk është një detyrë e lehtë, por as e pamundur”, shprehet Chiellini.