Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka kundërshtuar deklaratën e një dite më parë të kreut të misionit diplomatik amerikan në Beograd, Christopher Hill, i cili u shpreh se anëtarësimi i Serbisë në BE nuk duhet kushtëzuar me njohjen e pavarësisë së Kosovës. Me anë të një postimi në platformën “X”, Rohde e theksoi se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë përfshin njohjen reciproke. Rohde shpërndau gjithashtu edhe lajmin me deklaratën e kancelarit Scholz, gjatë vizitës së tij në Kosovë, ku nënvizonte se është e paimagjinueshme që dy vende të cilat nuk e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE-së. “Thjesht për rikujtesë: Lexojeni deklaratën e qartë të kancelarit gjerman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor të vitit 2022 për normalizimin, që përfshin njohjen reciproke. Kjo qëndron ende: Rruga është aty. Zbatim i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe asaj të Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, tha Rohde në X. Hill u shpreh më herët se ajo që europianët kërkojnë është normalizimi dhe se kjo është çështja e vërtetë sipas tij, të arrihet normalizimi atje ku kufijtë nuk do të jenë kufij që ndajnë, por kufij që bashkojnë, ishte mesazhi i tij. Ai theksoi se SHBA-ja mbështet synimet e Serbisë për t’u bërë anëtare e BE-së dhe po përpiqen ta ndihmojë atë “në këtë përpjekje, sepse është mjaft e qartë se Serbia do të jetë në Bashkimin Evropian në të ardhmen”. Në prill, Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian e miratoi vendimin përfundimtar për të ndryshuar kornizën negociuese për anëtarësim me Serbinë, duke e kushtëzuar pranimin e saj me normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Sakaq, ndërmjetësuesit e bisedimeve kanë mbajtur qëndrim të paanshëm.
Ambasadori Rohde kundërshton idenë e Hill
Gjermania dhe SHBA “përplasen” për Kosovën
15.06.2024 - 11:30
Përfundon “Albanian Effort 19”
Nga Deutsche Welle
"Solidaritet i jashtëzakonshëm"
Konfirmimet e të dërguarit të Trump