MENU
klinika

"Duhet drejtues i ri, gara të jetë reale"

Gjykata e Apelit i dha vulën, Hajdari kundër Berishës

14.06.2024 - 17:47

Vendim të duhur e ka quajtur ish-deputetja Rudina Hajdari kthimin e vulës së Partisë Demokratike te Sali Berisha, por për lidershipin e tij shpreh rezerva. Hajdari thotë për Report Tv se Partisë Demokratike i duhet një lidership i ri për t’u bërë një forcë konkurruese në zgjedhjet e 2025-ës.

“Vendim i duhur. Çdo forcë politikë, qoftë në Shqipëri apo kudo tjetër, vendos anëtarësia dhe ka të drejtë të përdorë votën për të përzgjedhur kandidatin në zgjedhjen e lidershipit, nëse anëtarësia ka dëshirë të mbështesë një person non grata, kjo është në varësi të funksionit të tyre. Nëse kjo parti kërkon të vijë në fuqi, qeveri, apo të jetë forcë konkurrues e në zgjedhjet e 2025, kjo duhet parë me kujdes se padyshim që ka efektet e veta”, tha Hajdari për Report Tv.

Për emisionin, ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, ish-deputetja demokrate thotë se tashmë PD i duhet një figurë e re për të thithur elektoratin gri, por edhe për të ndikuar tek ajo pjesë e votuesve të opozitës të cilët nuk votuan në zgjedhjet e 14 majit për shkak të përplasjes Berisha-Basha.

Është vullneti im i lirë për të qenë pjesë e PD, askush s’mudn të më largojë, siç ka ndodhur rëndom atëherë. Këto janë gjëra të kaluara. Edhe pse kisha rezervat e mia për rikthimin e Berishës në krye, si individ kam respektin maksimal, por PD i duhet një lidership i ri, një figurë e re. Është diçka që do sillte risi dhe do ishte funksionale për të thithur elektoratin gri”, vijoi Hajdari.

Hajdari thotë se partia duhet hapur me figura të reja, e sa i takon lidershipit kërkon një garë reale.

“Vizion i ri, platformë e re. Duhet ta hapim PD që të kemi figura të reja politike. Duhet një ndryshim. Kjo do na ndihmojë me atë elektorat që në 14 maj vendosi të mos votojë, dhe të inkurajojnë të gjithë ata që sot janë të pavendosur në cilin kath të votojnë. Të kemi figura të reja dhe të zgjidhet një lidership i ri, ky është opinioni im për këtë çështje.

Shpresoj që Berisha të jetë në gjendje të na shpalosë idetë dhe vizionin për sa i përket 9 muajve që kemi para dhe të japë një ristrukturim të partisë dhe të kemi ripërtëritje të strukturave dhe lidershipit, dhe të kemi një garë reale”, tha Hajdari./

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN