MENU
klinika

“Beleri afër pragut për t’u zgjedhur eurodeputet"

Hoxha: Greqia presione në Himarë për kryetarin e komanduar të bashkisë

07.06.2024 - 10:31

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analizoi kandidimin e Fredi Belerit për në Parlamentin Evropian nga ana e partisë qeverisëse të kryeministrit Mistotakis. Hoxha tha se, sipas sondazheve, Beleri është afër kufirit për t’u zgjedhur eurodeputet dhe kjo ndodh paralelisht me ngjarjet në Himarë ku nesër do të mbahen sërish zgjedhjet për të zëvendësuar kryetarin e komanduar, pas dorëheqjes së ish-kryetares Blerina Bala, të dorëhequr dy ditë më parë. Sipas Hoxhës, dorëheqja e saj ndodhi në nisje të sezonit turistik kur ka shumë kërkesa për të bërë biznese të turizmit elitar dhe nga ana e Greqisë ka shumë presione për ata që zëvendësojnë Fredi Belerin e burgosur.

“Një vit rresht avokatët e Belerit kërkuan që të mbahej gjyqi. Tani nuk kanë interes që të mbahet gjyqi. Ndërsa këto 3 ditë janë 2000 procese që pezullohen si protestë ndaj goditjes së avokatit Mëngjesi.

Vetë zoti Beleri nuk është i interesuar që të bëhet gjyqi një ditë para zgjedhjeve për parlamentin Evropian. Sipas sondazheve, Beleri është afër pragut për të marrë 200 mijë vota, pra për t’u bërë deputet. Janë 21 deputetë për Greqinë. Sondazhet janë të diskutueshme, meqë zoti Beleri është aty për të unifikuar votat e ekstremit të djathtë si “Agimi i Artë”, dhe ka imazhin e një patrioti si mbrojtës i helenizmit.

Këto ditë Beleri ka dhënë intervista nga burgu. Kryetarja e komanduar e Himarës dha dorëheqjen në kulmin e sezonit turistik, kur jepen lejet për beach baret. Aty do të shkosh shumë agjenci shtetërore që marrin tarifat.

Asaj ia kanë bërë të pamundur qëndrimin. Nëse je e zgjedhur nga Rama dhe ndaj saj ka patur presion dhe të mos jetë më. Nesër do të jetë mbledhja për të zgjedhur pasuesin. Pritet që të ketë prezencë të mediave greke. Janë dy kandidatë Pervin Gjikuria dhe Arqile Bollano që është përfaqësues i mazhorancës.

Nëse do të kandidojë dikush ka presion se në Greqi mendojnë se është mandati i Belerit. Interesat gjatë sezonit turistik janë shumë të mëdha se është zonë e turizmit elitar”-tha Hoxha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Hoxha: Nuk do lënë askënd të gëzojë atë pozicion…!

Lëvizja e radhës pas dorëheqjes së kryebashkiakes së Himarës


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin