Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Klosit ditën e sotme ku një 43-vjeçare dyshohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresiv dhe si pasojë ka humbur jetën.
Policia bën të ditur se 43-vjeçarja u transportua për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë, ku më pas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në banesë, shtetasja V.Z., 43 vjeçe, dyshohet se ka konsumuar një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresiv.
43-vjeçarja, u transportua për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.