12.06.2024 - 16:28
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë.
Rama ka reaguar në instagram, teksa ka postuar një fotografi me Qazim Sejdinin, të cilin e ka cilësuar si “Elbasanli të mençur dhe fjalëpakë”.
Sipas Ramës, Sejidni ishte një kryebashkiak i mirë dhe burrë zotni, që ka gjurmë në historinë e qytetit.