MENU
klinika

"Mund të gjendemi në situatën e tmerrshme të viteve ’90"

Ish-sekretari i NATO-s: Kurti e Vuçiç të gjejnë marrëveshje

12.06.2024 - 12:20

Ish-sekretari i NATO-s, tashmë Lord George Robertson, ka alarmuar palën kosovare dhe atë serbe, që të gjejnë një marrëveshje.

Në të kundërt, ai thotë të dyja vendet mund të gjenden në situatën e tmerrshme të viteve ’90, gjë të cilën pohoi se askush s’do ta dëshironte.

“Jo vetëm besim. Detyrim. Po vendos detyrim mbi supet e tyre për të dëgjuar’’, u shpreh për mediat në Kosovë, Lordi Robertson referuar kryeministrit Albin Kurti e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

”Ju jeni dy persona që u jepni këshilla të drejta, të dobishme, ndoshta këshilla të pakëndshme kohë pas kohe. Të dy duhet të gjejnë një marrëveshje sepse në të kundërt, e dini, mund të gjendemi përsëri në natyrën e tmerrshme të marrëdhënieve gjatë viteve ’90. Kështu që askush nuk do të dëshirojë këtë për njerëzit”, shtoi ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë