MENU
klinika

Ndan me publikun lajmin

Ja ku do e shohim së shpejti Julian Dedën!

06.06.2024 - 12:24

Aktori i humorit, Julian Deda, ka treguar për ndjekësit planet e tij pas përfundimit të spektaklit të ‘Big Brother VIP Albania’.

Në një video të publikuar në rrjete sociale, Juli shprehet se deri tani nuk e ka vendosur ende se në cilin televizion do e shohim. Ai rrëfen se ka pasur oferta, por nuk do të marrë në konsideratë vetëm shumën monetare.

“Më keni pyetur shpesh dhe jam pyetur shpesh, cilat janë planet në vazhdim. Siç e dini tani është sezon vere dhe emisionet janë pushim për një periudhë 3 mujore. Shumë shpejt do vendos se në cilin televizion do më shihni nga shtatori. Sigurisht është ana financiare por unë dua të bëj diçka të t’i pëlqejë të gjithëve”, u shpreh Juli.

Ai shprehet se gjatë verës, do të zhvillojë një tur me stand-up komedi, në Shqipëri ndoshta edhe jashtë shtetit.

“Sa i përket pjesës së verës, kam një “stand-up” që dua ta bëj në një tur aty ku më kanë mbështetur. Aty ku ka më shumë shqiptarë që duan të na mbështesin dhe takojnë”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


‘Mobilizohuni për protestën e 12 nëntorit’

Berisha thërret në takim 7 kandidatët e primareve për Tiranën