MENU
klinika

(VIDEO)

Jori Delli flet shqip në këngën e re të partnerit

09.06.2024 - 10:41

Ish-banorja e “BBV2” Jori Delli, prej kohësh është në një marrëdhënie me reperin italian, Fred de Palma. Siç e dimë dhe nga intervistat e zhvilluara më herët prej saj, Jori ka deklaruar se Fred de Palma ka qenë një ish i saj, ku kanë qenë për një periudhë kohe të ndarë dhe tashmë janë përsëri bashkë.

“Alo, ku je? Më mungon! Mezi po pres të të takoj!”,-dëgjohet të thojë Jori në një pjesëz të këngës e cila ende nuk është publikuar e plotë por që me siguri do të jetë një dedikim për Jorin dhe është thjesht fiksim!

Fred de Palma nuk është një personazh i panjohur, ku rikujtojmë dy prej bashkëpunimeve të tij më të njohura me famë botërore me Ana Mena, “Una Volta Ancora” dhe “D’estate Non Vale”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN