MENU
klinika

Analiza e BIRN

Komisioni “Xhafaj” kërkon të huazojë ekspertë nga jashtë

21.06.2024 - 19:52

Ftesa publike u votua nga anëtarët e mazhorancës, ndërkohë që opozita ka refuzuar të bëhet pjesë e këtij komisioni. Kryetari i këtij komisioni, Fatmir Xhafaj u bëri thirrje publike “ekspertëve shqiptarë kudo që ata jetojnë, që të ndihmojnë me ekspertizë”.

Xhafaj po e bën këtë në shembullin e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, por thuajse të gjithë ekspertët e lartë që asistuan këtë reformë kanë marrë tashmë poste të larta në organet e reja të drejtësisë.

Komisioni i ri po kërkon ekspertizë nga shtetas shqiptarë që mund të punojnë në fushën e jurispudencës apo akademisë në shtete të ndryshme të botës, por vendimi nuk sqaron metodologjinë se si do të arrihet kjo.

Deputetja Etilda Gjonaj sugjeroi që të gjenden forma më proaktive ose mënyra komunikimi për t’i bërë pjesë të grupit ekspertëve të komisionit shqiptar që kanë ndërtuar karrierën e tyre si pedagogë në universitet europiane.

Kjo ishte mbledhja e dytë e këtij komisioni, i cili u ngrit bazuar në një rezolutë të njënashme të mazhorancës që shpallte angazhimin e saj për thellimin e reformave anti-korrupsion në kuadër të rrugës së integrimit europian.

Komisioni ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi”, thuhet në vendimin e votuar në parlament, por në funksionet e tij do ketë edhe thirrjen në seanca dëgjimore të institucioneve të drejtësisë.

Mazhoranca u angazhua që komisioni do të jetë gjithpërfshirës, por opozita është treguar skeptike deri më tani për qëllimet e ngritjes së tij. Një pjesë e opozitës ka akuzuar mazhorancën se po tenton të ushtrojë presion mbi organet e reja të drejtësisë nëpërmjet këtij komisioni.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Gazetarët u dhunuan dhe kërcënuan"

Analiza e BIRN: 2023, viti më i keq për median

Çmimet e larta sollën rënie konsumi

Analiza e BIRN: Kriza godet të ardhurat buxhetore