MENU
klinika

Policia: Deklaratë të rreme për…

Korçë/ Arrestohet eksperti i Kriminalistikës

24.06.2024 - 13:42

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar ditën e hënë një zyrtar të policisë në Korçë, i cili kishte detyrën e ekspertit të kriminalistikës në këtë komisariat.

Nënkomisari Fatmir Balaj, me detyrë Specialist kriminalist në Sektorin e ekzaminimeve kompjuterike në Institutin e Policisë Shkencore dyshohet se ka fshehur dhe tjetërsuar provat kompjuterike që do të shërbenin si provë të veprimtarisë së një subjekti privat, që po hetohet për “Mashtrim kompjuterik”, nëpërmjet platformës Forex.

Ndërkohë, Gjykata e Korçës urdhëroi arrestimin e Balajt, i cili tashmë akuzohet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ekspertim i rremë”.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ndaj oficerit të policisë, K/Komisar F. B., 49 vjeç, me detyrë Specialist kriminalist në Sektorin e ekzaminimeve kompjuterike në Institutin e Policisë Shkencore, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ekspertim i rremë”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit