MENU
klinika

Theu hundën përballë Austrisë

Kylian Mbappe do të luajë me maskë

18.06.2024 - 15:39

Federata Franceze e futbollit konfirmon se Kylian Mbappé ka thyer hundën, pas një përplasje në supin e mbrojtësit Danso në minutën e 86-të të sfidës që Franca fitoi 1-0 ndaj Austrisë në Grupin D të Europianit të hënën.

Mbappe pritet që të luajë në fushë me maskë dhe në vijim do t’i nënshtrohet një operacioni.

“Kylian Mbappe pësoi një thyerje të hundës gjatë pjesës së dytë të ndeshjes Austri – Francë këtë të hënë në Duseldorf”, thuhet në një deklaratë nga federata.

Për kapitenin e skuadrës franceze fillimisht është kujdesur stafi mjekësor dhe mjeku Franck Le Gall, i cili ka konstatuar thyerje të hundës. Diagnoza është konfirmuar gjatë ekzaminimeve radiologjike në spitalin e Duseldorfit.

Më 21 qershor Franca luan me Holandën dhe më 25 kundër Polonisë.