MENU
klinika

(Video)

Kylie Jenner shpërthen në lot kur lexon komentet negative për pamjen e saj

20.06.2024 - 13:08

Në episodin e fundit të ‘The Kardashians’, Kylie Jenner shpërtheu në lot, sepse lexoi disa komente për pamjen e saj fizike që I shkaktuan një ndjesi aspak të mirë emocionale.

Disa komentues kanë shkruar në rrjetet sociale se ajo duket më e vjetër se sa është në të vërtetë, në fotot e realizuara në Javën e Modës në Paris në janar të këtij viti.

Në janar, personazhi televiziv kaloi në tapetin e kuq për një sfilatë në Javën e Modës në Paris dhe sytë e të gjithëve u “tërhoqën” nga fytyra e saj e plakur papritur, siç u komentua në rrjetet sociale.

Kylie Jenner shpërthen në lot kur lexon komentet negative për

Disa nga KOMENTET:

“Çfarë ndodhi me fytyrën e saj?”

“Vajzë duhet të ndalosh operacionet plastike tani”

“Ajo është 26 vjeç dhe duket mbi 40”, shkruan ata në TikTok dhe Twitter.